Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut, ishin sot në Xhafzotaj ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë një qytetareje.
Teksa i ka shprehur falënderimet kryeministrit, gruaja e ka ftuar atë të marrë edhe një karamele, me rastin e hyrjes në shtëpinë e re.
Por kryeministrit vetë e ka refuzuar, duke i thënë që t’i japë një ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetaj. Sapo i jep karamelen Ahmetajt, gruaja i thotë se ai qenka i madh si trup, pais në televizor dukej ndryshe.
Në këtë moment ndërhyri Rama duke thënë se ai i prishte cik punë se ishte më i madh.
Rama: Ne nuk kemi bërë asnjë dallim, janë këtu apo nuk janë këtu.
Gruaja: Ju falënderoj jashtë mase. Si kryetari, si nënkryetari, si kryeplaku i fshatit na janë gjendur pranë nesh. Merr ndonjë karamele.
Rama: Jepi një këtij se do sheqer ky. (i drejtohet Ahmetajt)
Gruaja: Kush është ai që do sheqer?
Rama: Ky ministri i shtëpive.
Gruaja: Dukesh i madh kështu, se kur ju shohim në televizor…
Ahmetaj (qesh): Faleminderit!
Gruaja: I madh me trup them.
Rama: Epo i prish punë unë se jam cik më i madh