Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku vijoi me "dorëzimin" e çelësave të shtëpive të reja për disa nga familjet e prekura nga tërmeti.
Sot kreu i qeverisë ishte në shtëpitë e reja të familjeve Xoxi dhe Banushi, ku familjarët, të lumtur edhe për shtëpitë e reja, nuk i kursyen "lajkat".
“Ti je babai i dytë i të gjithë shqiptarëve. Rrofsh sa malet” i tha i zoti i shtëpisë në familjen Banushi.
Batutat nuk munguan as në familjen Xoxi, ku kryeministrin i priti një e afërme, pasi pronari ndodhej jashtë vendit, në Greqi. “Për mua je hero, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Ta them me shpirt”.
Batutat nuk munguan, këtë herë me ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj, i cili kryefamiljares iu duk i vogël
“Dukesh i madh në televizor” i tha ajo, ndërsa Edi Rama, ia ktheu “I madh është por i prish punë unë tani”.
Sigurisht, nuk munguan as gotat me raki.