Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në qytetin e Durrësit për të vizituar pallatet e dëmtuara nga tërmeti.
Ai hyri në disa shtëpi ku u njoh me dëmet dhe rregullimet që ishin bërë deri më tani.
Nuk munguan as batutat mes kreut të qeverisë dhe një prej banorëve të cilit i ishte rregulluar shtëpia.
“E hoqe dhe këtë siklet ë?” i tha Rama një të moshuari.
“Pa ty s’do bënim dot,” ia ktheu i moshuari.
“Po hajt tashi ça të bëjmë,” tha Rama.
“Jo jo ta them unë që pa ty nuk bëhej, se ke ardhur disa herë në të gjitha shtëpitë dhe i ke parë,” tha i moshuari.
Ndërkohë në dalje një tjetër person thirri nga ballkoni i tij: “o Edo o njish”.