Ilir Meta është feminist? Përgjigjet Monika Kryemadhi: Nuk ka asgjë të keqe, eksperiencat janë të domosdoshme

Shqipëria

Ilir Meta është feminist? Përgjigjet Monika Kryemadhi: Nuk ka asgjë të keqe, eksperiencat janë të domosdoshme

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:30
Ilir Meta, Monika Kryemadhi

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, në të cilin rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj. Duke nisur nga fëmijëria tek politika e deri tek marrëdhënia me bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika i rrëfeu të gjitha.

Kryetarja e LSI-së madje tregoi se kur e ka shkëmbyer puthjen e parë me Metën. Ajo tha se puthjen e parë ia ka dhënë në makinë dhe shtoi se atë ditë nuk ka ndodhur asgjë më tepër.

“Puthjen e parë e kemi dhënë në makinë. Ai sigurisht më puthi i pari. Asgjë tjetër nuk ndodhi, sepse nuk mund të bësh seks në makinë”, tha Kryemadhi.

Gjithashtu ajo nuk ju shpëtoi as pyetjeve në lidhje se si do të reagonte në disa situata. Moderatorët e pyetën nëse Ilir Meta është realisht feminist ashtu siç thonë edhe “gojët e liga” dhe Monika e pohoi, e madje shtoi se kjo nuk ka asgjë të keqe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat