Zbulohet kompania dhe oferta për KQZ-në.
Zbulohet kompania që iu përgjigj kërkesës së KQZpër vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, në zgjedhjet e 25 prillit .
“ABC” mëson se e vetmja kompani e cila i është ofruar KQZ për tenderin e pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve është SMARTMATIC WORLDWIDE HEADQUARTERS. Ajo ka ofruar paraprakisht kosto projekti 20.723.000$.
Gjithashtu mësohet se kompania me bazë në Angli, ka profil specifik që prej vitit 2000 për prodhimin e sistemeve të votës elektronike, të përdorura në vende, si Estoni, Filipine, etj, si dhe në përdorimin e kësaj teknologjie në primaret Presidenciale Republikane.