Djali i Përparim Telës, 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka publikuar mesazhet kërcënuese që ka marrë pas ngjarjes së rëndë.
Kristo Tela është shprehur për Top Channel se është kërcënuar nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrara), i cili sipas tij është betuar për hakmarrje.
“Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë.
Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh ai i shqetësuar.