A e ka kapur Metën me femra? Kryemadhi: Vetëm një budalla nuk...

Shqipëria

A e ka kapur Metën me femra? Kryemadhi: Vetëm një budalla nuk...

Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:30
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Monika Kryemadhi ishte e ftuar dje në emisionin "Ndryshe" në "Top Albania Radio", ku ka folur rreth jetës së saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Ilir Metën. 

Paloma: Thonë, po thonë, ato gojëligët se Iliri është shumë feminist, madje ka qëlluar se i keni bërë zap ato femrat e Ilirit…

Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Paloma: Domethënë… ti e lejon?

Monika: Po sigurisht… pse jo?!

Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?

Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë?

Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…

Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim!

Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.

Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se seksi nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë se seksi, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat