Presidenti Ilir Meta ishte sot në Berat ku ka marrë pjesë në ceremoninë traditë të besimtarëve ortodoksë, atë të Ujit të Bekuar. Kreu i shtetit tha në një prononcim për mediat se ishte kënaqësi për të zgjidhte Beratin.
Ndërkohë, lidhur me interesin e gazetarëve për situatën politike në vend, kreu i shtetit zgjodhi të ishte i rezervuar.
Meta u pyet për akuzat e kryeministrit Edi Rama se ka penguar projektin Vlorë-Orikum, ndërsa tha se sot është një ditë e shenjtë dhe preferoi të mos të zgjatet.
“Jemi në një vend të shenjtë. Kjo kishë që u hap 30 vjet më parë do të mbetet gjithmonë e hapur, ashtu sikurse edhe besimi në Zot do të jetë gjithmonë i përjetshëm, por edhe besimi për një Shqipëri Europiane”, u shpreh Meta.