Pas kalimit të ish-ministrit të LSI-së, Nasip Naço te Partia Socialiste, ka reaguar drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela.
Përmes një postimi në Facebook, Çela shprehet i bindur se LSI do të jetë forcë e parë në këtë qark.
Ai kështu ka hedhur poshtë pretendimet e Blendi Klosit për 5 mandate në këtë qark.
“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, – shkruan Çela në postimin e tij.