Një tjetër lajm i trishtë për qytetin e Librazhdit.
Sokol Kurti, vetëm 39-vjeç, mësohet se se ka humbur jetën pasi ishte i infektuar nga Covid-19.
Lajmin e trishtë e bëri publik faqja “Librazhdi ynë” në Facebook. Nuk dihet se 39-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Na iku dhe një djalë Librazhdi, ku Covid- 19 nuk pyet as për moshën e re që kishte ky djale. Sokoli jetonte në Gjermani, një 39 vjeçar plot ëndrra për jetën që i la në mes. Ngushëllime familjes Kurti!”, ka qenë postimi lidhur me ndarjen para kohe nga jeta të të riut nga Librazhdi.