Pas kërcënimeve për jetën, flet djali i Përparimit: Tentuan të rrëmbenin motrën shurdhmemece, babai të...

Shqipëria

Pas kërcënimeve për jetën, flet djali i Përparimit: Tentuan të rrëmbenin motrën shurdhmemece, babai të...

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:07
Kristo

Djali i Përparim Ademit, Kristo, ka treguar për “Shqipëria Live” se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 31 dhjetor të 2020, kanë tentuar që t’i rrëmbejnë motrën shurdhmemece.

Motra e Kristos, ka treguar se pasi e kanë ndjekur 3 persona të maskuar dhe me armë, ka arritur që të shpëtojë nga duart e tyre.

“Është shumë e traumatizuar, ka edhe xhama këtu. Ajo ka shpëtuar duke ikur dhe më pas është fshehur”, ka thënë Kristo.

I pyetur se te kush dyshon për këtë veprim, djali i autorit të vrasjes së dyfishtë është shprehur se nuk ka hasmëri me asnjë person tjetër.

“Kemi marrë shumë kërcënime. E vërtetova me motrën time. Shpresoj që babi mos të dalë hiç. Na turpëroi”, tha Kristo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat