Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka bërë share postimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila i bën thirrje qytetarëve që të pajisen me kartat e identitetit.
‘Pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama” që na ka shkatërruar ekonominë.
Identifikimi biometrik është i domosdoshëm.
T’i japim shpresë vendit! Pajisuni me ID!
Bëhuni pjesë e ndryshimit!’, shkruan Bardhi në Twitter.
