"Është flamë, por..."/ Zbulohet mesazhi i fundit i Kujtim Prodanit, çfarë i tha Akademikut për mjekët

Shqipëria

"Është flamë, por..."/ Zbulohet mesazhi i fundit i Kujtim Prodanit, çfarë i tha Akademikut për mjekët

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:37
Kujtim Prodani

Artisti i mirënjohur shqiptar, Kujtim Prodani është ndarë nga jeta ditën e sotme pas infektimit me Covid-19.

Kantautori ishte shtruar prej disa javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa së fundmi gjendja e tij u përkeqësua. Ai humbi jetën në moshën 57 vjeçare

Akademiku Vasil Sofokli Tole ka publikuar mesazhet e fundit me Prodanin natën e ndërrimit të viteve, ku kantautori shprehet optimist se do t’ia dalë, por gjashtë ditë më vonë ndërroi jetë.

Ai vlerëson maksimalisht shërbimin e mjekëve të spitalit "Shefqet Ndroqi".

Biseda:

Tole: Kujte si dukesh sot?

Prodani: “Vaso një flamë.  Po do ta hedh. Shërbim i mrekullueshëm këtu.  Gëzuar qofshi!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat