Bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti/ Zgjatet afati, përfitohet deri në marrjen e banesës së re ose rikonstrukturimin e saj

Shqipëria

Bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti/ Zgjatet afati, përfitohet deri në marrjen e banesës së re ose rikonstrukturimin e saj

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Familjet e prekura nga tërmeti i 26-Nëntorit do të vazhdojnë të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që banesat e tyre rikonstrukturohen apo ndërtohen.

Propozimi për zgjatje të afatit ka ardhur nga Këshilli i Ministrave, i cili ka ndryshuar aktin normativ që përcaktonte subvencionimin e pagesës së qirasë për te gjithë familjet të cilat banesat e tyre u shembën apo u shpallën të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.

Ne relacionin specifikohet se kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19 që vështirësoi edhe sigurimin e dokumentacionit.

Për vitin 2021 janë planifikuar nga buxheti 1.5 miliardë lekë për bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat