Të ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku mjekët Dritan Ulqinaku dhe Ardian Jorgji u shprehën se në ditët e para antibiotiku nuk ka asnjë vlerë dhe se vaksina është efektive ndaj të gjithave mutacioneve të koronavirusit.
Jorgji: Në ditët e para antibiotiku nuk ka asnjë vlerë. Dhënia e tij ditët e para është e gabuar. Ka shumë njerëz që e nënvlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Në fazën e parë merrni vitamina dhe ushqim të mirë. Njihen 5 deri në 6 mutacione madhore të Covid-19.
Ulqinaku: Vaksina është efektive ndaj të gjithave mutacioneve të koronavirusit. Varianti i ri ka të njëjta karakteristika me të parin, ndryshon sepse transmetohet më shpejtë.
Jorgji: Këshilloj ata që janë të prekur me Covid që të lëvizin, qoftë edhe 2-3 metra në banesë. Nëse nuk lëvizim favorizojmë dëmtimin e mushkërive si dhe trombozat. Mjekët gabojnë kur thonë se nuk duhet lëvizur, duhet qëndruar shtrirë.