Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot sërish një video, me anë të së cilës akuzon kryeministrin Rama se është shkaktar për largimin e të rinjve nga Shqipëri.
“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën”, shkruan Basha në Facebook.
Ndërsa në videon e publikuar nga kreu i demokratëve thuhet: “Ne kemi përjetuar një katastrofë kombëtare. 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisë së Ramës. 500 mijë shqiptarë humbën besimin dhe hoqën dorë nga shpresa
Politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhshëm të zhduken dhe as që e ka ndermet t’i kthejë sërish
Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira. Kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë ai është katastrofa jonë kombëtare.
Ne do të sjellim punë e mundësi të reja. Ne do të kthejmë në këtë vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij.”