Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me ceremoni zyrtare në muzeun "Ataturk".
Rama bashkë me ministrat që e shoqërojnë kanë vizituar muzeun "Ataturk" pas ceremonisë zyrtare të pritjes.
Kreu i qeverisë ndodhet në Turqi prej dy ditësh. Ditën e djeshme ai zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, Recep Tayp Erdogan. Më herët atij iu rezervua një pritje shtetërore nga presidenti Erdogan në pallatin presidencial.
Një ditë më parë, dy qeveritë, shqiptare dhe ajo turke, nënshkruan disa marrëveshje të përbashkëta në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe shëndetësi.
Rama bëri me dije se me Turqinë është nënshkruar edhe krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, teksa presidenti Erdogan njoftoi se Turqia synon rritjen e investimeve në Shqipëri.