Policia e Selanikut ka nisur hetimet në lidhje me përfshirjen e Përparim Telës dhe dy motrave, që mbetën viktima të tij, Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit, në trafikun e fëmijëve.
Hetimet nisen pas akuzave se Tela i linte dy motrat shtatzënë në Selanik të Greqisë e më pas i detyronte ato të shisnin fëmijët, ndërsa ka dyshime se rrjeti i trafikut të fëmijëve është më i gjerë.
Përparim Tela i ekzekutoi dy motrat në ditën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor, ndërsa pas dëshmive të familjarëve, marrëdhënia mes familjes së viktimave dhe asaj të autorit duket mjaft e komplikuar.
Ndonëse Përparim Tela e tradhtonte të shoqen me dy viktimat, sërish bashkëshortja e tij kishte marrëdhënie të mira me motrat, ndërsa ata dilnin së bashku për t’u argëtuar apo mblidheshin për dreka e darka në shtëpi.
Fillimisht u tha se Ademi i vrau dy motrat për motive xhelozie, por hetimet nuk kanë përfunduar ende për të përcaktuar shkakun se saktë të ngjarjes së rëndë.