Reshjet e shiut kanë krijuar pellgje uji e balte në disa rrugë në zonën e Astirit.
Edhe pse prej kohësh Ora News e ka ngritur këtë problematikë, pas shqetësimeve të përsëritura të banorëve të zonës dhe ankesave që ata i kanë drejtuar Bashkisë së Tiranës, situata mbetet e njëjtë, madje drejt përkeqësimit.
Mëngjesi i sotëm i gjeti kështu disa rrugë të kësaj lagjeje të kryeqytetit.
Banorëve u duhet të kalojnë me çizme për të shkuar në punë.