Pas një debati të ashpër i cili faktikisht u nis nga kryeministri Rama në Vlorë duke bërë fushatë elektorale, ministrja e Financave, Anila Denaj, ka bërë një hap prapa ndaj argumenteve të presidentit Meta në lidhje me huan Saudite prej 30 milion dollarë.
Duke folur nga Vlora për problemet e ngritura mbi financimin e projektit të rrugës Vlorë-Orikum dhe atë të rrugës së Lumit të Vlorës, ajo pasi tha se presidentit i është përgjigju juridikisht, deklaroi se ‘beson se së shpejti do të gjejnë gjuhën e përbashkët’.
Ministria Dedaj gjithashtu u justifikua edhe për thelbin e kontestimit të presidentit që është mungesa e negociatave si nj praktikë anti- kushtetuese.
‘Ne kemi rënë dakord për financat për huan, ndaj nuk janë ngritur grupe negociatorësh’, tha ajo.