Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët u kapën duke transportuar 2 emigrantë sirianë në mënyrë të paligjshme.
Ata po lëviznin me një mjet tip “Mercedez Benz”, në drejtim të Tiranës.
“Arrestimi i dy shtetasve me iniciale M. Xh., 25 vjeç dhe I. B., 30 vjeç, të dy, banues në Tiranë u bë i mundur në fshatin Vanistër në Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe tre aparate celularë” thuhet në njoftimin e policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.