Moti i përkeqësuar dhe reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme dhe në Gjirokastër.
Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati pasi prurjet e shumta kanë bërë që uji të dalë mbi urë.
Për shkak të kësaj situate është vështirësuar dhe qarkullimi i mjeteve.
Ndryshe, disa vendbanime po përballen me vërshime.