Shoferi i mjetit tip “Trajler” që përplasi për vdekje efektivin e sigurisë portuale në Durrës një ditë më parë është arrestuar nga policia.
Policia njofton se është vënë në pranga F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Nga ngjarja e një dite më parë humbi jetën Artineda Haskasa 25-vjeç, efektive e sigurisë në portin e Durrësit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.