Vdekja e punonjëses së sigurisë në portin e Durrësit, Artineda Haskasa ka dëshpëruar familjarët dhe miqtë e saj.
Ata kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale. “Engjëlli më i bukur i parajsës, qofsh e xhenetit. Shpirti i motrës”, shkruan një e afërme e saj. Ndërsa një tjetër mik i saj shkruan: “U prehsh në paqe e dashur Artineda”.
Edhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka reaguar me një shkrim në Facebook: “Te prekur nga lajmi për humbjen e parakohshme të jetës te studentes tone, Artineda Haskasa, bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ngushëllimet tona te sinqerta , U prehsh ne paqe Artined! Dekani dhe stafi i FSHPJ”.
Nga ngjarja e një dite më parë humbi jetën Artineda Haskasa 25-vjeç, efektive e sigurisë në portin e Durrësit.
Efektivja është përplasur në momentin që trajleri po hynte në terminalin e kontejnerëve. 25-vjeçarja ka qenë te trau, ndërsa drejtuesi i trajlerit nuk ka arritur që të frenojë duke e përplasur për vdekje.