Rritja e nivelit të ujit në lumin Vjosë ka përmbytur tregun e Novoselës.
Banorë të fshatrave përreth vëzhgojnë situatën pasi rrezikon që Vjosa të dalë nga shtrati duke shkaktuar më pas probleme që i kemi hasur edhe në vitet e shkuara.
Një prej banorëve ngriti alarmin se për më pak se dy orë niveli i ujit në Vjosë është rritur me 4 metra.
Banori: Kam ardhur në 7:30 sot. Kam vënë një tullë atje për të parë sesi është niveli i ujit. Dhe nga ora 7:30 deri tani ora 9:00, është shtuar dhe 4 metra. Ne përmbytemi çdo vit, na futet uji në banesa rreth 50 pond. E kemi të përvitshme dhe kur do ta heqim qafe që të mbledhim mendjen. Thonë që do bëhet një argjinaturë aty, të shohim nëse na e zgjidh hallin ajo. Pa e parë nuk besojmë. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Shpresojmë gjithmonë.