Kryeministri Edi Rama është nisur sot rreth orës 08:45 nga Ankaraja drejt Athinës ku do të zhvillojë një takim me autoritetet greke.
Kryeministri pritet të kthehet në Shqipëri brenda ditës, ndërsa drejt Greqisë është nisur i vetëm, pa delegacionin që e shoqëroi gjatë vizitës dy ditore në Turqi.
“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë“, ka shkruar në Twitter.
Në Athinë, Rama do të takohet me kryeministrin Kiriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm Nikos Dendias, ndërsa takimi është jozyrtar.
Vizita e Ramës në Athinë vjen pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka sjellë mjaft reagime në shtypin grek, të cilat e akuzojnë Ramën për “lojë të dyfishtë”.