Të gjithë e njohim dashurinë e shkodranëve për biçikletën. Por që të përdoret edhe në përmbytje, kjo rrallë here është parë.
Pamjet që sjellim vijnë nga fshati Obot ku niveli i ujit ka arritur deri në 60 cm.
Por kjo nuk e ka shqetësuar qytetarin që të “çajë” ujin me biçikletën e tij.
Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë.