Policia e Tiranës njofton arrestimin e 7 personave, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas bluve të kryeqytetit, dy të rinj janë arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik iu është gjetur një sasi lënde narkotike, e llojit kanabis sativa.
Ndërkohë, dy të tjerë janë arrestuar në flagrancë teksa po vidhnin pranë një qendre tregtare. Ndërsa nuk mungojnë as sot arrestimet e shoferëve që përdorin mjetet në gjendje të dehur, raporton Ora News.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Sh., 29 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 18 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P. N., 56 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
E. A., 25 vjeç dhe D. M., 55 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.