Drejt përfundimit sheshi i ri rekreativ në Laprakë!
Punimet në këndin e ri dhe dy fushat sportive gati po mbarojnë, ndërsa tashmë janë montuar dhe lodrat në shesh, që siç duket të vegjlit nuk u kanë rezistuar dot!
Prej 5 vitesh Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e ndërtimit të këndeve të lojërave dhe të hapësirave çlodhëse në çdo lagje të kryeqytetit.
Çdo muaj, në kryeqytet është shtuar një kënd i ri lojërash, ndërkohë që paralelisht ka vijuar punën dhe për terrenet sportive si dhe për projektin e bibliotekave të lagjeve.
