Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër skandal të koalicionit të incineratorëve, atij mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliaj, Ben Blushit, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
‘Rama-Ahmetaj-Veliaj-Blushi-Mertiri-Zoto po duan të vjedhin edhe duke bërë gjasme arbitrazh!
Regjistron një kompani guackë në Hollandë, bën një aferë apo merr firmë nga Koka apo Ahmetaj dhe pastaj përdor firmën e ministrit të korruptuar për të bërë presion për të vjedhur qindra milionë euro para publike’, shkruan Malltezi në Facebook.
‘Hajdutë e zuzarë të këtillë nuk kishim parë gjë akoma’, përfundon denoncimin Jamarbër Malltezi.