Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka bërë një postim në Twitter ku tregon detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
Dendias thekson se në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet e fundit rajonale.
“U takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në fokus marrëdhëniet bilaterale, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ai.

Rama mbërriti në Athinë mëngjesin e sotëm ku njoftoi se do të takonte për një drekë pune homologun grek Kyriakos Mitsotakis.