Qeveria greke ka marrë vendimin për të zgjatur masat tashmë në fuqi deri më tani për hyrjen nga Shqipëria. Sipas vendimit të shtetit fqinj, masat shtyhen deri në 21 janar të këtij muaji.
Në këtë kontekst, personat që hyjnë në Greqi nga çdo pikë hyrje, në përputhje me kushtet e zbatueshme, janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi ose në vendin e tyre të qëndrimit të përkohshëm për shtatë ditë nga mbërritja e tyre në shtetin fqinj.
Ndërkohë, emigrantët do të kenë të detyrueshëm qëndrimin në karantinë për një javë.
Ky vendim u mor nga qeveria greke pak para fillimit të festave të fundvitit dhe shtyhet tani edhe me dy javë të tjera.