Një 21 vjeçar nga Durrësi raportohet se ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19.
Duke u bërë viktima më e re në moshë që humb jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
I riu nga Durrësi raportohet se vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas MSH, koronavirusi i ka marrë jetën e 7 pacíentëve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
“Fatkèqësisht me gjithë përpjekjet e mjèkëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar bètejën me Còvid19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç”, njofton MSH.