Mblidhet Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, Peleshi: Në ditët në vijim bie intensiteti i reshjeve

Shqipëria

Mblidhet Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, Peleshi: Në ditët në vijim bie intensiteti i reshjeve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 20:00
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është mbledhur mbrëmjen e sotme, pas përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet e dendura të shiut

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në ditët në vijim pritet një ulje e intensitetit të reshjeve, ku veriu i vendit vijon të mbetet më i rrezikuar.

Peleshi: Në ditën e nesërme pas orës 1 të mëngjesit, përveç Gjirokastrës do të kemi një përmirësim të situatës. Reshjet do të kenë intensitet më të dobët nga 10 deri në 15 mm shi.

Pasnesër, në datën 10 janar në orën 12:00 sipas Shërbimit Ushtarak, në qarqet Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Dibër parashikohet një sasi reshjesh e moderuar 20-39 mm. Nga ora 12 deri në mesnatë në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë një sasi reshjet 60-70 mm. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë në intensitet të ulët.

Pika më e lartë, më intensive e reshjeve do të jetë data 11 janar në qarqet Kukës, Shkodër dhe Lezhë, ku reshjet do të arrijnë intensitetin 80-100 mm. Në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë, Berat sasia e reshjeve do të jetë 10-30 mm, e ulët dhe e mesme.

Në datën 12 janar reshjet do të jenë të herëpashershme, me sasi në rënie në qarqet e veriut në 10 mm. Në qarqet e tjera 15-20mm. Pozitv është fakti që pas mesnatës së nesërme do të kemi një rënie të intensitetit të reshjeve që do të na sjell një ulje të niveleve të prurjeve dhe do të shmangë dy zonat më të kërcënuara që janë zona që preket nga dalja nga e shtrati e Vjosës dhe zona e Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat