Në muajin qershor të 2020, emisioni “BOOM” në Rtv Ora ka transmetuar historinë zonjës Vildana Myrto, banore në Valias dhe nënë e 4 fëmijëve.
Jeta e saj shkonte normalisht deri para 2 vitesh kur bashkëshorti iu nda nga jeta.
Vajza 4-vjeçare e saj nuk e di që babai i ka ndërruar jetë dhe ajo shpresonte që ai të kthehet në shtëpi për Vitin e Ri dhe t’i sjellë dhurata.
Këtë dëshirë vogëlushes ia ka plotësuar fondacioni “Jam me Ty”.
Në festat e fundvitit ato kanë dhuruar lodra, veshje dhe ushqime për familjen Myrto.
“Shumë faleminderit prej jush që u kujtuat për fëmijët e mi.”
Emocionet e vogëlushes pasi mori dhuratën e shumëpritur i përcolli këtë të premte “BOOM” në rubrikën “Shqipëria pa filtra”.