Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi për Ora News ka thënë se reshjet e shiut kanë qenë të paralajmëruara.
Sipas Prençit, vendi ynë është i kërcënuar nga fatkeqësitë natyrore, ndërkohë që shton se kjo situatë është krijuar si pasojë e investimeve joserioze.
Prençi: Shqipëria është e kërcënuar nga fatkeqësitë natyrore. Është rajon me rrezikshmëri të lartë ndaj fatkeqësive natyrore, kryesisht përmbytje apo rrëshqitje dherash. Kemi rrëshqitjen e rrugës Borsh-Sarandë, një rrugë që është investuar në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë pragmatike për të zgjidhur emergjencën, por jo për të investuar në investime serioze, të kontrolluara. Shumë para hidhen në projekte rrugore, por cilësia është shumë e keqe.
Vlora është gdhirë nën pushtetin e ujit, Durrësi pasivisht dhe kryesisht atje ku janë bërë investime në shuma prej disa milionë eurosh, që do të thotë që investimet e reja janë investime fasadë, kur në fakt nuk janë funksionale rrjeti kullues nëntokësor. Dje dhe sot Durrësi ka qenë nën pushtetin e ujit. E njëjta gjendje ka qenë edhe në rajonin e Lezhës.
Parashikimi i hershëm duhet vlerësuar në Shqipëri, sepse IGJEUM e ka dhënë paralajmërim që para vitit të ri. Shqipëria mund të ketë reshje intensive shiu në ditët e para të janarit. Para tre ditësh dha alarmin që rreziku erdhi, në datën 6 deri më 11 do të ketë reshje intensive të vazhdueshme në 6 ditë rresht, ku mesatarja ditore do të jetë apo bë disa zona do të kalojë 100 mm shiu.