Reshjet përmbytin Shqipërinë, Rama: Administroni kaskadën, të mos përsëriten ngjarjet dramatike të së shkuarës

Shqipëria

Reshjet përmbytin Shqipërinë, Rama: Administroni kaskadën, të mos përsëriten ngjarjet dramatike të së shkuarës

Më: 8 janar 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile ka thënë se është shumë i rëndësishëm administrimi i kaskadave të lumenjve.

Rama ka thënë se duhet treguar kujdes që mos të përsëriten ngjarjet dramatike të së shkuarës, duke kujtuar përmbytjet e viteve më parë.

Rama: Administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur nën kontroll të gjithë prurjet dhe në funksion të kujtesës së mirë që të mos përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur në të shkuarën jo shumë të largët, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë në administrimin e kaskadës.

Për këtë aspekt specifik dhe të rëndësishëm nga pikëpamja e informimit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat