Starova: 12 miljet e detit problem më i madh sesa duket, Rama s’negocion dot politikën e brendshme dhe do të pajtojë Greqi-Turqi

Shqipëria

Starova: 12 miljet e detit problem më i madh sesa duket, Rama s’negocion dot politikën e brendshme dhe do të pajtojë Greqi-Turqi

Më: 8 janar 2021 Në ora: 20:43
Arian Starova

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Arian Starova, duke folur për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale të Greqisë në detin Jon, thotë situata është një problem serioz përderisa kjo temë ka hyrë në parlament.

“Nëse në këto 12 milje nuk preken ujrat shqiptare nuk ka problem, por unë mendoj se ka një problem që është serioz. Nëse ky nuk do të ishte problem atëherë pse ka hyrë në parlamentin e Shqipërisë”, tha ai.

Në një intervistë për Ora News,  duke komentuar dhe vizita e fundit të Ramës  në Turqi dhe Greqi,  ai thotë se roli i negociatorit në konfliktin mes dy shteteve nuk është gjetja e duhur e tij.

“Zërat thonë se Rama po bën negociatorin midis Greqisë dhe Turqisë në debatet që kanë për zonat bregdetare. Ky rol nuk është gjetja e duhur për Ramën pasi ai nuk mundet të jetë negociator në politikën e brendshme”, tha ai.

Starova thotë ndërmjetësimi  i Ramës midis këtyre dy shteteve nuk bën sens kur ne jemi në gjykatë me Greqinë.

“Rama ndërmjetson Truqinë dhe Greqinë ndërkohë ne jemi në Gjykatën e Hagës me Greqinë, këtë nuk e kuptoj” u shpreh ai.

Për ndikimin e takimit të Ramës me Erdogan në zgjedhjet e ardhshme, Starova u shpreh se shqiptarët nuk i hanë më lojërat e Ramës.

“Nuk mendoj se lojëra të tilla fëmijësh janë të ngrënshme për popullin shqiptarë. Tani shqiptarët e kuptojnë se si lëviz politika. E kanë dhënë vlersimin për Ramën. Ata duan të ikin nga Shqipëria”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat