Bashkia e Shkodrës njoftoi se problemet po shtohen me rritjen e nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës në zonën e Livadeve dhe Dobraçë, me ndërprerjen e qarkullimit midis fshatrave, ndërprerjen e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Po ashtu, rreziqet po rriten nga gërryerja e tokës bujqësore. Nga informacionet më të fundiz zyrtare të orës 23:00 mbrëmë. mësohet se për shkak të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në Bardhaj dhe gërrryerja nga lumi Drin tek Harku i Bërdicës në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Në Velipojë, ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll dhe bashkia ka dërguar një fadromë për pastrimin.
Hidrometri në Dajç në orën 23.00, shënoi kuotën 6.25 m. (Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 23.00, shënoi 8.25 m. (Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 23.00, shënoi kuotën 7.05 m. (Kuota max 7.50 m)