Gjykata Kushtetuese ka publikuar kalendarin e tre seancave të para që do të zhvillohen në periudhën janar dhe shkurt.
Mësohet se më 26 janar do të mbahet seanca e parë.
Ndërsa përgjatë muajit shkurt do të mbahen dy seancat e tjera, specifikisht më 4 dhe 11 shkurt.
Nga tre seancat e parashikuara, çështje me rëndësi është ligji për trajtimin dhe kompensimin e pronave.