Çatia e një pallati është dëmtuar nga moti i keq në lagjen “Besëlidhja” në qytetin të Lezhës
Gazetari i Ora News Elvis Hila informon se ky objekt që është ndërtuar para viteve 80-të, ka patur dëmtime të mëdha që nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, por moti i keq i ditëve të fundit e ka përkeqësuar dhe më shumë situatën.
Reshjet e shiut kanë depërtuar brenda të gjithë apartamenteve në të gjitha katet dhe bizneset që ndodhen në katin e parë.
Ndërsa, i gjithë vendi është përfshirë nga rreshjet.