Në Elbasan është mbledhur shtabi i emergjencave civile.
Prefekti Klevis Xhoxhi u shpreh se në qarkun e Elbasanit situata është e normalizuar.
Klevis Xhoxhi: Vetëm disa pika paraqiten të rrezikshme dhe janë Kthesa e Murrashit, aksi Elbasan – Qafë-Thanë dhe Moglicë,Gramsh. Energjia elektrike ka munguar vetëm në një fshat në Njësinë Aministrative Funar dhe Shushicë.
Gazetarja e Ora News Edisona Sknderi raporton se policia ka shtuar kontrollet dhe në akset problematike për të këshilluar shoferët.
Drejtori i Emergjencave Civile Ndriçim Sinani u shpreh se problemet minimale janë në Shushicë, Papër dhe Funar.
Ndriçim Sinani: Probleme në fshatin Gurabardh për shkak të prurjeve të përroit të Zaranikës rrezikoheshin 3 shtëpi por është ndërhyrë dhe është devijuar rrjedha . Nuk ka përmbytje. Niveli i ujit në lumin Shkumbin dhe përrenjtë janë në nivel mesatar. Për momentin nuk paraqitet rrezik.
Gazetarja e Ora News Edisona Sknderi informon se në qarkun e Elbasanit kanë mbetur pa energji elektrike dy fshatra. Fshati Damian në bashkinë e Librazhdit ku 16 familje janë pa energji. Po ashtu probleme ka në fshatin Funar në Elbasan. Në të dy fshatrat po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.