Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar një sërë të dhënash të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Përmes këtyre statistikave paraqiten qartë treguesit mbi karakteristikat e mjeteve rrugore në Shqipëri.
Nëse i referohemi mjeteve në Shqipëri me status aktiv dhe të çregjistruara përkohësisht, numri total i tyre është 628.937 mjete.
Nga kjo shifër 79.5% mbulohet nga autoveturat, 7.1% janë automjete për transport të përzjerë dhe 6.0% mbulohet nga motomjetet.
Por cilat janë llojet e makinave që përdorin më tepër shqiptarët?
Marka që të zënë sytë më shpesh në rrugët e qyteteve të Shqipërisë është 'Mercedez Benz'. 30.7% e popullsisë preferon këtë lloj makine, që pasohet nga 'Volkswagen' me një përdorim 16.6% nga popullsia. Vendin e tretë e mbajnë makinat e llojit 'Ford' me 10%.
Përdorimi i mjeteve sipas vitit të prodhimit
Studimi i detajuar nga INSTAT bën me dije dhe makinat që kanë në përdorim shqiptarët sipas vitit të prodhimit.
7,4% e popullsisë përdorin mjete të vit-prodhimit 2011-2019
64, 4% e popullsisë përdorin mjete të vit-prodhimit 2000-2010
28,2% e popullsisë përdorin mjete të prodhuara para viteve 2000
Përdorimi i mjeteve sipas lëndës djegëse
Mirëmbajtja e një automjeti kushton dhe jo gjithkush mund të përballojë lëvizjen e përditshme me një makinë, ndërkohë që çfarë ndikon drejtpërdrejtë në xhepin e drejtuesit të një mjeti është lloji i lëndës djegëse që përdoret.
73.3% e mjeteve në Shqipëri punojnë me naftë, 19.4% me benzinë dhe 7.1% me benzinë-gaz.
Se sa efekte efekte negative kanë këto lëndë djegëse për mjedisin kjo është mëse e qartë, por ende vendi ynë është larg implementimit të teknologjive që janë miqësore me mjedisin.
Vetëm 0.2% e popullsisë përdor mjete me naftë, benzinë apo gaz që janë të kombinuara me energjinë elektrike.