Vrau kunatin pas darkës së Vitit të Ri/ Flet dëshmitari: U zunë së kush është...

Shqipëria

Vrau kunatin pas darkës së Vitit të Ri/ Flet dëshmitari: U zunë së kush është...

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:28
Vladimir Zvezhda dhe Klajdi Shundi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e Vladimir Zvezhdës ditën e parë të Vitit, nga kunati i tij Klajdi Shundi.

Mësohet se sherri ka ndodhur për arsye banale. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ka qenë prezent në ngjarje, sherri ka nisur për mikpritjen.

Mësohet se dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci. Ndër të tjera shoku i Shundit tregon se ky i fundit i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij.

Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat