Në fshatin Gjorem të Kurbinit disa banesa kanë pasur prani të ujit ndërsa dhjetra ha tokë bujqësore janë përmbytur.
Në familjen e Saba Reçit uji ka dëmtuar pajisje shtëpiake.
Shkak ka qenë dalja nga shtrati e ujrave në kanalin kullues.
Edhe në fshatin Dukagjin i Ri i Thumanës uji ka përmbytur disa ha toka bujqësore.