Shefja ISHP, Eugena Tomini ka bërë publike sot disa nga efektet që jep vaksina anti-COVID dhe grupet që nuk do të vaksinohen.
Në një intervistë për ‘News24’ Tomini tha se efektet që lë pas vaksinimi nga Pfizer janë pothuajse si ato të vaksinave tjera, dhimbje muskulore, temperaturë dhe një irritim në zonën ku aplikohet vaksina.
Ndër të tjera ajo tregoi se fëmijët nën 16 vjeç nuk do ta marrin vaksinën, gjithashtu këtij grupi i bashkohen gratë shtatzënë dhe ato që janë në laktacion, që ushqejnë fëmijët me gji.
“Vaksina që është në aplikim Pfizer ka një irritim, temperaturë, dhimbje muskulare, një fryrje të gjendrave lifatike. Por në përgjithësi janë reaksione minimale. Ashtu siç ndodh edhe ne vaksinat tjera. Grupet që nuk do ta marrin janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në laktacion që ushqejnë me gji fëmijët”, tha Tomini ndër të tjera.