U ndërtua pak ditë më parë, ‘zhduket’ ura në Vaun e Dejës nga përmbytjet

Shqipëria

U ndërtua pak ditë më parë, ‘zhduket’ ura në Vaun e Dejës nga përmbytjet

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:13
Vaun e Dejës

Reshjet e shiut pëveçse kanë krijuar probleme duke përbytur toka dhe banesat kanë nxjerrë në dukje edhe një problem tjetër abuzimin me tenderat dhe cilësinë e rrugëve.

Në Bashkinë Vau i Dejës ( fshati Hajmel) ura ka pësuar dëmtime. Mësohet se kjo urë është ndërtuar pak ditë më parë. Siç shihet dhe në foto nga ura kanë mbetur vetëm pjesët e poshtme të saj dhe banorët e kanë të pamundur që të lëvizin nga një anë në tjetrën.

Ura ne Vaun e Dejes

Image

Ka mjaftuar vetëm një natë me reshje shiu dhe siç duket nga pamjet ajo është shkërmoqur komplet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat