Ditën e sotme Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar organizoi “Marshimin e Paqes 21”.
Ky marshim tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Elbasanit, e që vit pas viti pritet shumë mirë nga banorët e këtij qyteti.
Gjithashtu ky aktivitet u organizua sipas rregullave anti-covid të vendosura nga Komiteti Teknik.
Tema e Marshimit për këtë vit ishte, “Vëllazërimi, virtyt që na thërret... për bashkëpunim shoqëror e kombëtar”.
Krerët e bashkësive fetare bënë thirrje për respektimin e njëri-tjetrit dhe dinjitetit njerëzor. Duke qene se ky vit është edhe vit zgjedhjesh për Shqipërinë, gjithashtu ata bënë thirrje për mos përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e bindjes së tjetrit, qoftë ajo edhe kundër bindjes tënde.