E shkrumbuar totalisht, makina shpërthen në flakë në mes të rrugës

Shqipëria

E shkrumbuar totalisht, makina shpërthen në flakë në mes të rrugës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ndodhi afër fshatit Bulgarec.

Kur mbërriti zjarrfikësja, edhe pse moti ishte me shi, raportohet se mjeti është shkrumbuar i gjithi.

Fatmirësisht shoferi ka dalë nga makina dhe ka mundur të shpëtojë pa dëmtime. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat