Rruga që lidh fshatrat e Malësisë së Krujës si Kroi i madh, Bruz mal, Bruz Zallë, Rrëzë me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme.
Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu e gurësh.
Janë rreth 570 banorë të këtyre fshatrave që janë të bllokuar.
E vetmja mundësi kalimi për këta banorë është nga ana e Kamzës nëpërmjet Bovillës e cila është një rrugë alternative por tepër e amortizuar.
Dhe pse rruga është bllokuar që parmbrëme akoma asnjë ndërhyrje nga ana e bashkisë për zhbllokimin e saj.